/ATSH/. - Yli i ri i Real Madridit, James Rodriguez, është në dyshim për ndeshjen ndaj Real Sociedadit.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Real Sociedadin, qe do të luhet të shtunën në Santiago Bernabeu.

James Rodriguez është në dyshim për këtë ndeshje. Kolumbiani, të enjten nuk eshte stërvitur fare me ekipin, pasi ishte me grip, shkruan gazeta AS.
Po ashtu, strategu italian për këtë takim nuk do të mund të llogarite as në shërbimet e Cristiano Ronaldos, i cili është pezulluar me dy ndeshje për kartonin e kuq që mori në ndeshjen ndaj Cordobas.

Në ndeshjen ndaj Sociedadit pritet të debutoje përforcimi i ardhur nga Cruzeiro, mesfushori brazilian, Lucas Silva