TIRANE, 6 janar /ATSH/. - Matthias Sammer, drejtori sportiv i Bayern Munichut, mendon se ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka ende shumë punë për të bërë deri në përfundim të sezonit.
Edhe pse Bayern Munich ka 11 pikë diferencë nga skuadra e vendit të dytë, Wolfsburg, Sammer eshte shprehur se kjo nuk është një garanci për suksesin e ekipit bavarez.
"Asnjë klub në botë nuk planifikon një sezon pa humbje. Ne jemi të kenaqur me ecurinë e deritanishme, por kemi ende shumë rrugë për të përshkuar. Futbollistët kanë bërë një punë të mirë nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe ne dëshirojmë të ecim në të njëjtin drejtim", ka deklaruar ai.
"Çdo ndeshje e Bundesligës është një sfidë më vete. Ky kampionat konsiderohet një nga më të fortët në botë dhe këtë nuk duhet ta harrojë as skuadra që e ka mbyllur pjesën e parë të sezonin në krye", theksoi ai. /a.ke/












