TIRANË- Walter Mazzari nuk është më trajner i Interit në Serinë A të Italise dhe ne vend të tij pritet emërimi i Roberto Manccinit.
Gazetari Italian, Gianluca Di Marzio, ka bërë të ditur se gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, Presidenti i zikaltërve, Erik Thohir, ka marrë një vendim të prerë për të larguar nga pankina Mazzarin dhe në vend të tij emërimin e Roberto Mançinit, një emër mëse i njohur në ambientin zikaltër.
Sipas gazetarit të njohur italian, zyrtarizimi i kësaj marrëveshje tashmë është çështje kohe, pasi marrëveshja mes palëve është arritur dhe pritet të hidhet e zeza mbi të bardhë.
Rikthimi i Mançinit në prag të derbit milanez është një lajm mjaft motivues per interistet. Rezultatet negative të ndeshjeve të fundit kishin prishur humorin dhe ulur besimin e skuadrës zikaltër në arritjen e objektivave para sezonale. Mançini tek Inter ka arritur të sigurojë 3 kampionate, 2 Superkupa italiane dhe 2 Kupa italie, ndërsa nuk arriti dot suksesin në Europë. Lajmi i rikthimit të Mançinit tek zikaltërit është publikuar në shumë media sportive italiane, të cilat kanë konfirmuar rokadën në pankinën e Interit duke cituar burime pranë klubit milanez. /ATSH/