TIRANE, 27 janar /ATSH/. - Skuadra e Milanit po kalon momente të vështira në Serine A, por pavarësisht mungesës së rezultateve, lojtarët e ekipit "rossonerë" ende i besojnë trajnerit Filippo Inzaghi. Këtë e ka konfirmuar sulmuesi i skuadrës nga San Siro, Jeremy Menez.
"Lojtarët janë gjithmonë me Inzaghin. Është e vërtetë që ne jemi mberthyer nga kriza e rezultateve, por them se ne duhet të ngrihemi në këmbë dhe të punojmë shumë për një rezultat të mirë, sepse ne të gjithë e duam këtë", ka deklaruar francezi.
Skuadra e Milanit, e cila gjendet në vendin e 10-të në Seria A me 26 pikë, do te luaje ndaj Lazios në kuadër të Kupës së Italisë. Nga këtu, "rossonerët" synojnë t'i rikthehen rezultateve pozitive.
"Është e vërtetë se ndeshja kundër Lazios është shumë e rëndësishme për ne, për trajnerin dhe për tifozët, por ne nuk duhet t'i bëjmë vetës preson. Ne nuk mund të bëjë gabime. Në Serine A ne nuk jemi duke kaluar një moment të bukur, kështu ne do të mundohemi të bëjmë diçka në Kupen e Italise", ka theksuar ai. /a.ke/