TIRANE, 17 Gusht /ATSH-AFP/. - Sergio Ramos ka zgjatur kontraten e tij me Real Madridin deri ne 2020, beri te ditur te henen klubi madrilen, duke i dhene fund keshtu spekulimeve lidhur me te ardhmen e mbrojtesit emblematik, i cili kete sezon do te jete kapiten i ekipit.
Spanjolli (29 vjeç, 128 seleksione), i cili kerkohej nga Manchester United nderkohe qe kontrata e tij aktuale ishte deri ne fund te 2017, "do te jete i lidhur me klubin edhe per 5 sezonet e ardhshme", beri te ditur klubi i Realit ne nje njoftim zyrtar.
I ardhur ne Madrid ne 2005, vetem 19 vjeç, ai u be ikone e klubit dhe e perfaqesueses spanjolle.
Sipas shtypit madrilen, mbrojtesi qendror do te marre 10 milion euro ne sezon gjate pese viteve te ardhshme (Cristiano Ronaldo merr 20 milion euro ne vit). /a.ke/