TIRANE, 4 shkurt /ATSH-AFP/. - N.1 boteror i tenisit per femra, Serena Williams, do te rikthehet muajin e ardhshem ne turneun Indian Wells, te cilin e ka bojkotuar qe nga viti 2001, duke qene viktime e racizmit.
"Une do te rikthehem ne Indian Wells ne 2015?,  ka bere te ditur amerikania per gazeten Time.
"Kur nje drejtues i Federates Ruse, Shamil Tarpischev, beri deklarata raciste per Venus dhe mua,  WTA dhe Federata Amerikane reaguan fuqishem dhe e denuan kete veprim", eshte shprehur ajo.
"Indian Wells eshte nje turne i rendesishem per karrieren time dhe une dua te hyj ne histori me kete turne", theksoi ajo.
Williams ka marre pjese ne Indian Wells ne fitoren e saj te pare ne cirkuitin  WTA ne vitin 1999 ne moshen 17-vjeçare. /a.ke/