Amerikania Serena Williams, N.1 boteror, ka pesuar humbje te premten ne gjysmefinalen e turneut ne Madrid perballe çekes Petra Kvitova (N.4), e cila fitoi me rezultatin 6-2 6-3.
Kjo eshte hera e pare qe Kvitova fiton ndaj Serena Williams pas pese ndeshjesh qe jane zhvilluar mes tyre. Cekja, dy here fituese ne Wimbledon (2011, 2014), ka dominuar ne nje ndeshje qe zgjati 1 ore e 13 minuta.
Per Serena Williams kjo eshte humbja e pare ne Madrid qe nga 2010.
Ne finalen qe do te luhet te shtunen, çekja ka mundesine qe te fitoje turneun ne Madrid per here te dyte ne karriere pas 2010. Ajo do te ndeshet te rusen Svetlana Kuznetsova (N.29), e cila krijoi surprizen tjeter, pasi mundi patrioten e saj Maria Sharapova (N.3) me dy sete, 6-2, 6-4. //atsh/