Diego Simeone është shumë afër vazhdimit të kontratës me Atletico Madridin. Këtë e ka zbuluar motra e teknikut argjentinas, Natalia Simeone, e cila është edhe menaxhere.
"Një lajm vërtet i mirë do të vijë në ditët e ardhshme. Tifozët do të jetë shumë të lumtur. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku.", ka deklaruar ajo për mediat spanjolle.
"Ai gjithmonë beson në punën e tij, ai beson tek lojtarët e tij, shtoi Natalia pas ndeshjes mes Atleticos dhe Leverkusenit (1-0).
Gjatë këtyre muajve ishte përfolur se Simeone do të emërohet trajner i Manchester City në vend të Manuel Pellegrinit. /atsh/