TIRANE, 29 janar /ATSH/. - Miroslav Djukic, trajneri serb i Cordobas, ka kritikuar sjelljet e Critiano Ronaldos në ndeshjen e fundjavës se kaluar.





Komisioni Disiplinor i La Ligës ka dënuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me dy ndeshje pezullim për shkak të përjashtimit te tij me karton të kuq në ballafaqimin kundër Cordobas të shtunën.
Nderkohe, Miroslav Djukic, trajneri serb i Cordobas, ka kritikuar sjelljet e yllit portugez në ndeshjen e fundjavës. "Sjellja e Ronaldos ishte një akt dëshpërimi. Gjestet e portugezit ishin të shëmtuara dhe arrogante", ka deklaruar trajneri.
"Një lojtar si Ronaldo nuk duhet të sillet në këtë mënyrë. Kjo nuk është mënyra se si duhet të sillen lojtarët më të mirë në botë. Ai dhe Messi janë më të mirët", ka deklaruar ai. /a.ke/