Xhani De Biazi, tekniku i Kombetares Shqiptare
TIRANE, 5 janar /ATSH/. - De Biazi, trajneri i kombëtares shqiptare, zgjidhet "Njeriu i sportit" në Itali. Nga sondazhi i gazetës "Repubblica" tekniku kuqezi fitoi bindshëm.
Viti 2014 kurorëzohet me një çmim simbolik per trajnerin e kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, pas sondazhit te një prej gazetave më të mëdha në vendin fqinj, "Repubblica", ku votonin të gjithë lexuesit e faqes online.
Tekniku i ekipit kombëtar është shpallur "Njeriu i sportit" duke lënë pas të gjithë konkurrentët e tjerë që gazeta kishte përzgjedhur për t'i bërë pjesë të sondazhit.
Ai ka arritur të marrë rezultate vërtet shumë pozitive me ekipin kuqezi duke arritur fitore të rëndësishme, si ajo me Portugalinë dhe barazim me Danimarkën. Një tjetër rezultat shumë pozitiv është barazimi i arritur ndaj Francës dhe loja spektakolare me Italinë. Numri një i kuqezinjve ka qenë një nga protagonistët kryesorë të këtij viti për futbollin në Shqiperi, por që ka gjetur mbështetje të madhe edhe nga vendi i tij dhe tifozët italianë, shkruan shtypi shqiptar.
"Faleminderit miq. Doja t'u falënderoja për mbështetjen e madhe që më keni dhënë për të fituar kete trofe. Në pak ditë më keni bërë të rikuperoj disavantazhin dhe të fitoj me një diferencë të madhe. Ju përqafoj dhe ju uroj një vit të mbarë", ka shkruar trajneri i kombëtares shqiptare në profilin e tij në Facebook. /a.ke/












