TIRANE, 24 dhjetor /ATSH/. - Lionel Messi do të mbahet mend si lojtari më i mire i të gjitha kohërave. Kështu eshte shprehur ish-sulmuesi i Barcelonës, David Villa, i cili ka nisur aventurën te skuadra e re New York City.





"Unë kam folur në lidhje me Messin për një kohë të gjatë dhe do të vazhdoj të flas për të. Për mua, lojtari më i mirë në botë është Lionel Messi, nëse ai shënon më së shumti gola apo jo, pasi unë kurrë nuk kam parë asnje lojtar qe të bëjë atë që ai e realizon në fushën e futbollit", ka deklaruar Villa.
"Unë mendoj se ai është më i miri në histori, pasi ai është unik dhe unë nuk kam parë asnje futbollist që mund të krahasohet me të. Sa për kriteret e Topit të Artë nuk jam shumë i sigurt se si funksionon. Le ta votojnë. Për mua, nuk ka dyshim se kush është më i miri, vit pas viti ", theksoi ai. /a.ke/