Sportet, udhëtimi në Kinë,
40 mln lekë dietë: Ja shkeljet

Në fakt rasti më flagrant i shkeljeve të konstatuara nga auditi, ka qenë ai i një udhëtimi prej 14 personash në Kinë, për të cilin janë harxhuar plot 4 milionë lekë të reja dhe janë paguar nga buxheti i shtetit megjithëse shkresa e Ministrisë përcaktonte se këto para duhet të dilnin nga të ardhurat e vetë Universitetit. “Për vitin 2011 Universiteti i Sporteve ka akorduar gjithsej dieta jashtë vendit me vlerë 6.939.357 lekë, ose 45 për qind më shumë se një vit më parë, pra ai 2010, - shkruajnë specialistët në projekt raportin e auditit të Universitetit të Sporteve. – Peshën më të lartë të shpenzimeve për dieta e zënë shpenzimet për pjesëmarrje në kongresin Evropian në Liverpul me vlerë 1.829.675 lekë për 17 punonjës si dhe shpenzimet e kryera në Universiadën e zhvilluar në Kinë, për të cilën janë harxhuar plot 4.166.272 lekë në përbërje të të cilit kanë qenë 6 studentë dhe 8 drejtues të universitetit ndërkohë që ftesa e ardhur nga organizuesit e aktivitetit ishte në emër të 11 studentëve. Dietat për këtë aktivitetet, megjithëse shkresa e MASH-it parashikonte që të paguheshin nga të ardhurat e vetë universitetit në të vërtetë janë marrë nga buxheti i shtetit që i është akorduar këtij universiteti. “Si rrjedhojë të gjitha shpenzimet për dieta jashtë vendit të kryera për periudhën korrik dhjetor 2011 janë bërë në kundërshtim me VKM nr.472, datë 02.07.2011 “Për disiplinimin e fondeve buxhetore për vitin 2011”, - thonë dy specialistet që kanë audituar veprimtarinë e këtij universiteti. Gjithashtu ky audit ka zbuluar probleme edhe në punësimin e stafit të ri, ku konkursi është formal pasi ata që e kanë fituar kanë qenë marrë paraprakisht në punë me kontratë 3-mujore. Rasti më flagrant duket se është ai i Andis Bogdanit që është punësuar, me kontratë 3 mujore, me detyrë punonjës mësimor shkencor dhe është paguar me ditë të plota pa dhënë asnjë orë mësimi me një dëm ekonomik prej 148 965 lekë buxhetit të shtetit. Ndërkohë që për punonjës të veçantë të personelit akademik në këtë universitet është lejuar që të kryejnë dhe janë paguar për orë mësimore në sistemin part-time duke tejkaluar normën mësimore për sistemin e ditës. Gjithashtu janë paguar në kundërshtim me udhëzimin nr.20 të datës 9 maj të MASH-it dhe personeli drejtues akademik që nga rektori, zv.rektori dhe dekanët për ndjekjen e procesit mësimorë në sistemin part-time. Pagesa për këta është bërë në dy forma edhe si pedagogë të jashtëm me orë mësimi edhe si personel administrativ me orë jashtë kohës normale, ndërkohë që ata e kanë për detyrë të ndjekin këtë proces. Ndërkohë nga auditimi rezulton se disa aktivitete që janë klasifikuar të ardhura nga të tretët (ambiente me qira të US) kryhen nga personeli akademik me kohë të plotë në US, të cilët as nuk janë të pajisur me licencë për kryerjen e këtij aktiviteti duke mos paraqitur edhe në drejtorinë e tatimeve të ardhurat e krijuara. Ndërkohë që auditi ka zbuluar se për palestrat e atletikës dhe të gjimnastikës rektorati ka lidhur kontrata me shoqata dhe individë nga ku rezulton se palestrat mund të përdoren prej tyre nga ora 15:30-23:00, ndërkohë që për studentët e US orari i lejuar për stërvitje individuale nga rektorati është 14:00-15:30. Prea vetëm një orë e gjysmë studentët mund të përdorin palestrën. Një tjetër shkelje që është konstatuar nga auditi i ministrisë së Arsimti, është fakti që Universiteti i Sport¬eve ka paguar në formë dietash, studimet dhe kualifikimet pasuniversitare për tre pedagogë të saj, që janë Jonida Haxhi, Juel Jarani dhe Valbona Cakrani, ndërkohë që ligji përcakton se universiteti ka të drejtë të mbështesë për kualifikime personale vetëm studentët, ndërsa stafin akademik jo.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kuçana për REPORT TV: Luftën s’e kemi as me Bashën dhe as me Shehajn, s'i besoj sondazhit

Kuçana për REPORT TV: Luftën s’e kemi as me Bashën dhe as me Shehajn, s'i besoj sondazhit