Sportet ujore në liqen, Pogradeci mbledh dhjetëra të rinj, pjesëmarrësit: Eksperiencë e paharrueshme, shijuam garën

Liqeni i Pogradecit mirëpriti këto ditë dhjetëra të rinj të cilët morën pjesë në sportet ujore. Kjo risi e dy viteve të fundit po tentohet të kthehet në një traditë për qytetin, ndërsa të rinjtë që morën pjesë e vlerësuan aktivitetin për disa arsye.

 “Është një eksperiencë shumë e bukur dhe aspak e vështirë. Një eksperiencë që besoj të gjithë të rinjtë duhet ta provojnë dhe shijojnë, sidomos gjatë sezonit të verës. Shijojnë edhe ujin njëkohësisht, por edhe merren me aktivitete sportive. Unë nuk mendoj fare se sportet ujore janë të vështira. Vajzat mund të bëjnë jo vetëm sportet ujore, por edhe sporte të tjera akoma më mirë”, tha një prej tyre

“Është një eksperiencë mjaftueshme e bukur për vetë faktin se më largon mua nga monotonia, pasi të rinjtë e harxhojnë pothuajse të gjithë kohën e tyre të lirë duke qëndruar në rrjetet sociale”, u shpreh një tjetër.

Ndërkohë drejtoresha e turizmit në Pogradec, Loridela Beqari, e sheh këtë organizim edhe si mundësi atraktive për vendasit dhe të huajt.

 “Ishte një aktivitet që ne po mundohemi të kthejmë në traditë në qytetin e Pogradecit. Këto sporte ndoshta kanë ekzistuar më para, por ne po mundohemi që t’i kthejmë në një risi. Kjo që të rinjtë të jenë sa më të shëndetshëm, por edhe për të promovuar turizmin e qytetit të Pogradecit”, theksoi Beqari.

Sportet ujore që u organizuan në liqenin e Pogradecit ishin Kajak, Stand up Paddle dhe Sup.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët