FRANCE - Liderit e Francës dhe Gjermanisë kanë vënë mënjanë problemet ekonomike të familjes evropiane në njërën anë për të shikuar një ndeshje miqësore futbolli mes ekipeve të tyre kombëtare në Stade de France afër Parisit.

Gjermania ka marrë fitoren e parë ndaj Francës pas 26 vjetësh, ku golat e Thomas Mueller dhe Sami Khedira siguruan fitoren 2-1.

Të dy udhëheqësit zgjodhën ndeshjen si pjesë e festimeve për 50 vjetorin e traktatit të Elizesë që u firmos pasluftës së dytë botërore në shenjë bashkëpunimin midis dy vendeve. Një pajtimi historik ndërmjet Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer çoi në forcimin e miqësisë me nënshkrimin e traktatit në janar 1963.

"Sot është një ngjarje e madhe sportive dhe unë jam e lumtur që jam këtu, atmosfera është e bukur dhe unë falënderoj Francois Hollande për ftesën e tij për të qenë e pranishme sonte këtu u shpreh Merkel.

"Pesëdhjetë vjet më parë De Gaulle dhe Konrad Adenauer kërkuan që ky traktat të bazohet mbi miqësinë dhe rininë dhe sporti është një ide e bukur për të sjellë njerëzit së bashku. Tani, sigurisht, ka fusha të tjera të cilat mundësojnë Francën dhe Gjermaninë për të punuar së bashku dhe në veçanti në nivel ekonomik pasi kjo është prioriteti kryesor", shtoi Hollande.

Të dy liderët folën në prag të samitit të veçantë që do të nisë punimet sot në Bruksel në përpjekje për të arritur një marrëveshje për buxhetin 7-vjeçar të BE-së.

Redaksia Online
(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)