Futbolli shqiptar është në zi. Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Shyqyri Rreli një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar. Profesor Rreli ka luajtur me ekipe si Erzeni, Tirana , Dinamo dhe skuadra Kombëtare dhe ka qënë edhe trajner i Kombëtares. Si futbollist Shyq Rreli siç e njihnin të gjithë ka fituar 4 kampionate dhe 3 Kupa të Shqipërisë.
Profesor Shyqi spikati edhe si trajner. Në drejtimin e tij skuadra kombëtare arriti suksese dhe fitore gjatë drejtimit ne vitet ’80. Fitoren 2-0 e 1984 ndaj Belgjikës me gola të Josës dhe Mingës . Barazimi 2-2 me Poloninë e Boniekut më 31 tetor 1984 etj. Pa harruar dy titujt kampion i Ballkanit me skuadrën U-21 në Tiranë më 1978 dhe në Vollos të Greqisë 1981. Rreli është vlerësuar edhe me shumë çmime individuale si “Mjeshtër i Madh”, “Mjeshtër sporti” apo edhe “Legjenda e futbollit shqiptar”.
Ngushëllime nga shprehur edhe Presidenti I FSHF-së Armand Duka ndërsa homazhet në nder të Profesor Rrelit do të mbahen të sot të martën tek “Air Albania Stadium” nga ora 12:00 deri në 14:00./ Përgatiti Andi Kapxhiu