'Sportistët i ndihmon me para xhepi trajneri i Kombëtares: presidenti i Federatës së Mundjes: Nuk kemi një derë hapur ku të ankohemi

Trajneri i kombëtares po nxjerr para nga xhepi për të mbajtur në këmbë spotistët e mundjes të cilët janë në prag të lojrave olimpike. Kjo për shkak se qeveria këtë vit vertet rriti fondin grant për sportet por paratë që duhet tu kalaonin federatave respektive që me 1 janar, nuk janë lëvruar. Për Report Tv presidenti i federatës së mundjes Sahit Prizreni thotë se kjo është e papranueshme në një kohë kur në verë do të zhvillohen Lojrat Olimpike.

“Sport po konsiderohet inekzistent nga mënyra se sip o trajtohet nga politikat e shtetit dhe kjo është për të ardhur keq. Aktualisht që ne po flasim është viti më i rëndësishëm sportive për shkak të Lojrave Olimpike, qoftë për federatat, qoftë për trajnerët, qoftë për sportistët. Ne ndërkohë akoma nuk kemi marrë fondin grant që jepet nga qeveria pavarësisht se është lëshuar në letër, por kjo nuk e bën të vlefshëm.”

I pyetur nëse janë ankuar për mos lëvrimin e fondit, pavarësisht se është akorduar, Prizreni përgjigjet:

“Ne fatkeqësisht nuk kemi një drejtori sporti. Kemi një zëvëndësministër, por që është shumë e vështirë për ta takuar dhe për të patur korespondencë. Na është thënë që për çdo problem duhet të diskutojmë nëpërmjet shkresave ku t’ia dërgojmë ministrisë së sporteve dhe ato nëpërmjet kanaleve do na kthejnë përgjiggje, por realisht sot sport nuk ka një derë ku të trokasi.”

Javën e ardhshme në Hungari do të zhvillohen garat botërore të mundjes që janë të vlefshme për Lojrat Olimpike, por sipas Prizrenit shpenzimet për dy sportitët që do na përfaqësojnë janë paguar nga trajneri i Kombëtares.

“Kemi një aktivitet shumë të rëndësishëm që është turneu kualifikuese botëror për lojrat olimpike ku ne do të përaqësohemi me dy sportistë. Për të shkuar atje e ka bërë të mundur trajneri i kombëtares Çakmashi ka mbuluar shpenzimet me para personale që ne të mos dështojmë. Tingëllon pak e rëndë pork y është realiteti.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)