Sportisti i vetëm i Shqipërisë në Lojrat Olimpike të Dimrit, Xhepa s'mbyll dot garën! Trajneri: Shkak moti i keq!

Gara e parë e Deni Xhepës, përfaqësuesit të vetëm të Shqipërisë në Lojrat Olimpike Dimërore të Kinës, nuk ka shkuar siç pritej. Skiatori i cili u nis i 59 nga 89 sportistë që ishin gjithsesj nuk arriti ta mbyllte garën në ‘Slalomin Gjigand’ për shkak të motit të keq, pasi doli nga pista në një kthesë të fortë.

“Janë kushte ekstreme. Deri dje koha ishte shumë e mirë, pista shumë e mirë, ndërsa kjo që ndodhi sot ishte e paparashikuar. Në fillim u mendua për ta anuluar garën, por megjithatë teknikët vendosën ta vazhdojnë. U eliminuan sportistë më të mirë se sa Deni. Sigurisht edhe ata që ishin pretendent sepse është një kthesë shumë teknike,”-u shpreh Sildi Xhepa, trajner i Deni Xhepës.

“Ishte duke shkuar mirë, por tani kështu është sporti. Është si ruletë ruse,”-deklaroi Deni Xhepa, skiator.

18-vjeçari Deni Xhepa nuk e mbyll këtu rrugëtimin e tij në Lojrat Olimpike të Dimrit, pasi me datë 16 shkurt do garojë në ‘Sllallom’.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane