Sportistit italian i dorëzohet medalja
e artë, u gjet në një treg në Tiranë 

Sportistit italian i dorëzohet medalja<br />e artë, u gjet në një treg në Tiranë 
Një medalje e artë e fituar në sportin e harqeve në Lojërat Olimpike të 2012-ës në Londër nga sportisti i njohur italian Oscar de Pellegrini, pasi grabitet nga një grup huliganësh, falë një energjie pozitive humane “gjen rrugën” për t’u kthyer tek i zoti.
 
Në dhjetor të 2016-s banesa e De Pellegrinit grabitet. Në atë kohë gjatë intervistave në mediat italiane, më shumë se për humbjen e një vlere materiale prej 3000 eurosh, Pellegrini dëshpërohet që medalja nuk gjendej më në shtëpinë e tij.
 
Me të drejtë, sepse për të ishte një medalje e fituar me sakrifica në sportin e harqeve, ngaqë De Pellegrini ka mbetur me aftësi të kufizuara fizike gjatë një aksidenti.
 
Koleksionisti Artan Lame është personi që ka gjetur medaljen e vjedhur në një treg të rëndomtë objektesh të vjetra.

Nga kurioziteti ai zbulon origjinë e këtij objekti dhe të gjithë historinë e grabitjes. Lajmëron Ambasadën Italiane dhe organet e policisë që medalja të kthehet në dorën e Pellegrinit. Dorëzimi i medaljes u bë në një ceremoni simbolike të organizuar në rezidencën e Ambasadës Italiane.
 
Ambasadori Alberto Cutillo, duke falënderuar koleksionistin shqiptar Artan Lame për gjestin kuptimplotë të kthimit të medaljes është shprehur se “Kjo ishte një nga medaljet më të rëndësishme të jetës së De Pellegrinit, që për fat të keq u grabit nga persona të papërgjegjshëm dhe për fat të mirë u gjet dhe u zbulua nga Artan Lame.”

medalja sportisti italian
  Artan Lame me Ambasadorin Italian Alberto Cutillo

Ndërsa koleksionisti Lame pasi ka treguar të gjithë historikun e zbulimit të kësaj medaljeje u shpreh se “po e dorëzon këtë medalje në emër të shqiptarëve të ndershëm e të mirë.”
 
"Nuk mund të jesh koleksionist po nuk gërmove vazhdimisht.
Në një nga këto gërmime të miat të përjavshme në tregjet e ndryshme, shof mes sendeve të tjera të hedhura përtokë, që ishin në shitje, si medalje të vjetra, rrangalla, ishte dhe një medalje që në pamje të parë mendova se mund të ishte alumini dhe pa e kuptuar mirë cfarë ishte, vetëm nga pesha e mora e bleva.
Natyrisht në shtëpi menjëherë u mora me identifikimin e saj, çfarë është si është, më mjaftoi të futesha në internet dhe duke kërkuar arrita tek emri i zotit Oscar de Pellegrini.
Menjëherë futem në emrin e Oscar de Pellegrinit, për të parë nëse e ka fituar, ose ndonjë fotografi të tij me medaljen dhe natyrisht aty kishte një mori fotografish të Oscar de Pellegrinit me medaljen në qafë.
Menjëherë binte në sy një fotografi tjetër ku sportisti tregonte një kuti të zbrazur dhe ishte titulli “vidhet medalja e sportistit e Oscar de Pellegrini”,
u shpreh koleksionisti Artan Lame.

Pas veprës së shëmtuar të grabitjes, ndodh një mrekulli. Medalja e Artë e merituar e De Pellegrinit do të udhëtojë në shtëpinë e të zotit.

medalja sportisti italian
  Artikulli i mediave italiane kur u vodh medalja e Pellegrinit

medalja sportisti italian

medalja sportisti italian
  Medalja e sportistit italian e gjetur në Shqipëri


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar