“Rio 2016” është ngjarja më e madhe e momentit. Protagonizmi i këtij evenimenti e ka tejkaluar aspektin sportiv duke u shtrirë edhe në fusha të tjera.

Pak ditë më parë një punonjës i ka propozuar për martesë të dashurës së tij pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, por tashmë një tjetër martesë është konfirmuar në ambientet ku zhvillohen garat.
 
Vetëm pak çaste pasi ka marrë medaljen e argjendtë He Zi, nga Kina, kërcyese trampoline mori në dorën e saj edhe një unazë. Zhytësi olimpik, 25-vjeçari Qin Kai, ka dalë në skenë në momentin që vajza doli në skenë për të marrë medaljen duke marrë edhe konfirmimin e saj.

Emocion i madh ka përshkruar jo vetëm protagonistët por të gjithë spektatorët të cilët kanë duartrokitur të entuziazmuar.

%u201CRio 2016%u201D

%u201CRio 2016%u201D

%u201CRio 2016%u201D

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com