Spoti i Partisë Demokratike për protestën e 18 shkurtit i transmetuar në media gjatë kësaj të mërkure, është një reklamë politike e cila bie ndesh me ligjin.
Kështu shprehet Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të cilët pas monitorimit të përmbajtjeve të materialit të transmetuar, kanë arritur në konkluzionin se sipas Kodit Zgjedhor, reklama të tilla lejohen vetëm në periudhën e zhvillimit të fushatave elektorale.
Për këto arsye, AMA ka ndaluar transmetimin në media të spotit të PD.
"Autoriteti i Mediave Audiovizive, në procesin e monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara nga subjektet audiovizive ka evidentuar se në datën 15 shkurt 2017 është emetuar një reklamë politike.
Reklama është përgatitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë mbi një aktivitet politik që ajo zhvillon në datën 18 shkurt 2017 në kryeqytet.
AMA kujton të gjithë subjektet audiovizive se bazuar në ligjin nr. 97/2013 “Mbi mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nuk lejohet të emetohen reklama politike.
Referuar përcaktimeve të nenit 39 dhe nenit 41, pika 2, transmetimet e këtyre reklamave janë të ndaluara. Përmbajtje të tilla lejohen vetëm në periudhën e zhvillimit të fushatave elektorale, bazuar në Kodin Zgjedhor të Republikës", thuhet në reagimin e AMA-s.
Autoriteti i Mediave Audiovizive i bë thirrje edhe mediave që të refuzojnë reklamat politike, në një kohë kur ende nuk ka nisur fushata elektorale.
"AMA tërheq vëmendjen për subjektet audiovizive që të respektojnë kërkesat e ligjit 97/2013, për reklamat dhe komunikimet tregtare gjatë transmetimit të programeve për audiencën", vijon më tej reagimi i AMA-s.
Partia Demokratike ka transmetuar në mediat vizive gjatë ditës së sotme spotin e protestës së 18 shkurtit në Tiranë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com