Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi është kapur teksa qarkullonte me spraj vetëmbrojtës dhe municion luftarak brenda automjetit të tij tip ‘Benz’. I riu i identifikuar si I.N ka është ndaluar nga policia dhe pas një kontrolli të bërë në automjetin e tij u arrestua në flagrancë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin udhëtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe sprajt për vetëmbrojtje (spray defence)”-thuhet në njoftimin e policisë për 22 vjeçarin.
Ndërkohë në prangat e policisë së Shkodrës ka rënë edhe 28 vjeçari P.I, banues në lagjen ‘Guerrile’ në Shkodër ku mësohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Në oborrin e banesës i është gjetur edhe një biçikletë e cila ishte raportuar e vjedhur më parë.