Sprapset ISIS, çlirohet qyteti kyç 
i futjes së armëve e luftëtarëve të huaj

Ushtarët kurd dhe arab të mbështetur nga SHBA çliruan qytetin verior të Sirisë Manbij në kufi me Turqinë i cili ishte pushtuar nga forcat e shtetit islamik duke ndërprerë në këtë mënyrë rrugëtimin e tyre drejt Europës.

Forcat e aleancës luftuan 73 ditë për të larguar ushtaret e ISIS. Mediat bëjnë me se janë liruar edhe 2000 civilët të cilët ditët e fundit përdoreshin si mburoja njerëzore kundër bombardimeve qeveritare të mbështetura nga aleatët e huaj.

“Me çlirimin e Manbij forcat e shtetit islamik nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë të lirë", u shpreh lideri kurd. 

Ky qytet konsideroj si port hyrëse për ushtarët për të futur armë në Siri dhe si një vend transit për futjen e luftëtarëve të rinj. Sipas observatorit sirian beteja në Manbij u ka marrë jetën 437 civilëve me tyre 105 fëmijë.

Duke iu referuar raporteve për të drejtat e njeriut shefja e diplomacisë së jashtme të BE Federica Mogherini u shpreh se ISIS vijon të jetë një kërcënim për njerëzit që jetojnë në Siri, Irak, Europë dhe më tej.

“Mirëpresim Avancimin e aleancës kundra shtetit islamik. BE si pjesë e koalicionit do të vijojë ti mbështesë”, shtoi Mogherini.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq