SHBA - Skuadrat e Oklahoma City Thunder dhe San Antonio Spurs kanë siguruar sot kualifikimin në gjysmëfinalet e NBA Cup për Konferencën e Perëndimit.

Kampionët në fuqi të Oklahomas dominuan Phoenix Suns me rezultatin 138-89, në një sfidë që u mbyll praktikisht që në pjesën e parë. Shai Gilgeous-Alexander shkëlqeu me 28 pikë, ndërsa Chet Holmgren shtoi 24 të tjera. Plot 13 lojtarë të Thunder arritën të shënojnë, duke vulosur një nga paraqitjet më bindëse të sezonit.

Ndërkohë, surpriza e ditës erdhi nga San Antonio Spurs, që triumfuan 119 - 132 në fushën e Los Angeles Lakers. Miqtë patën një performancë të ekuilibruar, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Më i miri për Spurs ishte Castle me 30 pikë, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e shkëlqyer individuale të Luka Doncic, i cili shënoi 35 pikë për Lakers.

Me këto rezultate, Oklahoma dhe San Antonio sigurojnë vendin në gjysmëfinale dhe vazhdojnë garën për trofeun e NBA Cup.

Rezultatet në NBA Cup:

Oklahoma City Thunder - Phoenix Suns, 138-89

LA Lakers - San Antonio Spurs, 119-132