S’realizohen të ardhurat, eksperti Fatos Çoçoli: Shkak plani fillestar, qeveria tregohet subjektive

Pavarësisht aksioneve të vazhdueshme kundër evazionit fiskal, dhe ndërgjegjësimit në rritje siç deklarohet nga Tatimet, të ardhurat kanë pësuar përsëri zbritje. Në 8 muajit e këtij viti referuar Ministrisë së Financave, të ardhurat nga tatimet dhe doganat nuk janë realizuar 3%. Sipas ekspertit Fatos Çoçoli kjo vjen si rezultat i subjektivizmit në hartimin e planit fillestar.

“Momenti i planifikimit të ardhurave të buxhetit të shtetit sidomos porsa i përket aktivitetit fiskal, pra mbledhjes së taksave dhe tatimeve ka qenë pak më shumë se optimist, në kuptimin që kemi menduar gjithnjë që do të kemi një rritje ekonomike gjithmonë të barabartë ose më të lartë si viti 2018” tha Çoçoli.

Po ashtu të dhënat theksojnë se mosrealizimi i planit është më i madh tek Tatimet, konkretisht tek Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, në nivelin e 8.4%, por Çoçoli sqaron arsyet pse ndodh.

“Këto para e tregojnë efektin e tyre të paktën 6 muaji më vonë, në këtë kuptim nuk mund të presim prej këtij aksioni, prej lëvizjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, që paratë brenda 24 orëve të shtohen, nuk ka asnjë vendim që të mund të arrihet kjo” theksoi Çoçoli.

Ndërkohë sa i takon kontrolleve që do të realizohen nëpër call center, eksperti tha se përgjegjësia kryesore është e Inspektoratit Shtetëror të Punës.

“Është tërësisht përgjegjësia dhe gabimi i strukturave që monitorojnë dhe kontrollojnë fuqinë e punës këtu tek ne, pra Inspektorati Shtetëror i Punës. Këto qendra të thirrjeve telefonike kur deklarojnë një punonjës të përhershëm ose 5 punonjës, ndërkohë që punësojnë 25 apo 30, është detyra e inspektorit në radhë të parë të punës, që ta verifikojë dhe të bëjë kontrollin e dyfishtë, pra deklarimin në tatime që ka bërë ky biznes dhe gjendjes reale”  u shpreh eksperti.

 Si zgjidhje për uljen e shkallës së lartë të informalitetit për ekspertin është fiskalizimi, pasi do të bëjë të mundur monitorimin në kohë reale të gjithë transaksioneve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja