Stërgjyshja studente është rritur në New York dhe pas mbarimit të gjimnazit kishte planifikuar të vazhdonte studimet në Universitetin e Kolumbias. Por nuk mundi pasi u sëmur nga hepatiti A dhe në këtë mëyrë iu desh të priste 71 vite për t’u diplomuar.
Arsyeja pse 89 vjeçarja u detyrua të vazhdonte studimet ishte ,sepse për t’u punësuar në bibliotekën e Floridas iu duhej një diplomë universiteti.
“Ishin gjithë ata të rinj ,fëmijë të shkëlqyer të cilët dinin ta përdornin teknologjinë ,ndërsa unë dija vetëm të hapja e-mailin dhe të lexoja horoskopin"- shprehet studentja më e moshuar në botë.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )