Është kryer sot stërvitja ushtarake ruso-serbe “SREM 2014” në Serbinë Perëndimore, si pjesë e marrëveshje të përbashkët ushtarake.
Siç raporton edhe agjencia e lajmeve Reuters, kjo ka ngjallur polemika në shtetet kandidate për në BE, pasi shikohet si pjesë e politikës ekspasionste të këtyre shteteve.
Por, ministria serbe bën të ditur se qëllimi i stërvitjes është përmirësimi i aftësive sulmuese në luftën anti-terror. Në stërvitjen një ditore të mbajtur në Nikinci u përfshinë një bazë prej 200 trupash ruse si dhe mjete të shumta të blinduara, të vendosura në avionë transporti.
I pranishëm në këtë ngjarje, ministri serb i mbrojtjes, Bratislav Gasic tha: “Ushtarakisht ne jemi një shtet neutral dhe jemi të përkushtuar në ndjekjen e 4 shtyllave strategjike si BE, sigurisht Rusisë, SHBA-së dhe Kinës”.
Beogradi ka hyrë në bisedime për t’u bashkuar me BE-në dhe po përballet me presionin në rritje për të lidhur politikën e saj të jashtme me atë të bllokut 28 anëtarësh, i cili ka imponuar sanksione ndaj Rusisë, në atë që fuqitë perëndimore thonë se është një ndërhyrje ushtarake në mbështetje të rebelëve pro-rusë në Ukrainën lindore.
Ndërkaq, stërvitja e sotme pason një vizitë të presidentit Vladimir Putin në Beograd, ku u organizua një paradë ushtarake në 70-vjetorin e çlirimit të Beogradit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com