Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka vijuar replikën ironike me kryeministrin Edi Rama, këtë herë me episod të ri video-postimi, duke i kthyer përgjigje reagimit të pasdites së kreut të qeverisë.
Pak pasi prezantoi kandidatët e qarkut Durrës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Basha realizoi edhe një filmim të “dedikuar” kryeministrit, në “dashurinë” e re politike dhe virtuale që ka lindur ditët e fundit mes tyre.
Në videon në Facebook, Basha pyet Ramën nëse ia çoi dy paketat kryebaëhkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai më tej pyet sërish kryeministrin se ku i ka shokët, ndërsa thotë se Jurgis Çyrbes çfarë do i çojë, pasi atij nuk i mbushet mendja vetëm me cigare.
“E mo Ram mo Ram, ça do i çojmë Jurgis Çyrbes o Rame, se s’ia mush mendjen vetëm me cigare atij. Ka dalë gjithandej duke thon që votat i mora për Ramën jo për vete. Kujdes Rame, se s’ta dal dot as me fabrikë duhani mo”, shprehet Basha mes të tjerash.
Më tej e pyet edhe për shokët e tij, mes tyre për “Gjush akulloren” (ish-kryebashkiaku Vangjush Dako).
Reagimi i plotë i Bashës:
“O Rame, m’Durrës jam Rame. A ja çove dy paketat Lali Erit apo jo? Apo po i ru për ndonjë tjetër? E di vet ti. Më tha një nga të tutë këtu “o Lul mos fillosh ndonjë biznes me import cigaresh, se s’ke për t’ia dal dot me paketa për këta tanët në burg”. E më Ram, më Ram, ngele duke u marr me shokët e mi, ja ku i ke. Shokët e mi të Durrësit, të Krujës, të Fushë Krujës, të Shijakut. Po shokët e tu ku i ke mo Rame? Ku e ke Lali Erin mo Ram, ku e ke Terin mo Ram, ku e ke mo Ram Gjush akulloren? E mo Ram, po Lir Beqajn, po Ben Ahmetajn? E mo Ram mo Ram, ça do i çojmë Jurgis Çyrbes o Rame, se s’ia mush mendjen vetëm me cigare atij. Ka dalë gjithandej duke thon që votat i mora për Ramën jo për vete. Kujdes Rame, se s’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!”.
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
25%
-
Jo
70%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 20
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria në BE? Shehi: Rama po përdor mirazh të vjetër, premtim elektoral! Xhafaj: Vetëm PS e integron vendin! Kapri: 30 vite e njëjta histori Xhaferri: S'realizohet!
24 Mars, 21:36
-
Ironia e Spahiut: Berisha premton heqjen vizave amerikane, Rama pasaporta europiane!
24 Mars, 21:19
-
Ilir Meta mesazh nga qelia: Tirana të më votojë mua më 11 maj
24 Mars, 21:13
-
Ylli Pata: Pse argumenti BE është kthyer në ankthin e fushatës së Berishës
24 Mars, 20:30
-
Rama viziton fabrikën e vajit të ullirit në Memaliaj! Qytetari: Bashës desh i rashë me shpullë, s’më jepte lekët! Kryeministri e ironizon: O Lul, ku i çove lekët? S’ka fytyrë për shpulla ai
24 Mars, 20:15
-
‘Lista e Shkodrës me anonimë’/ Kandidatët e rinj të PS dhe PD debat në studion e Report Tv, Kopliku: Do luftoj të fitoj edhe pse në listë të hapur, Bashaj: Do provoj veten
24 Mars, 17:27
-
Rama inspekton sheshin e ri 'Çerçiz Topulli’ në Gjirokastër: Ky i ka hije Çeços dhe gjirokastritëve! Në funksion të plotë, parkim nëntokësor e identitet arkitektonik (VIDEO)
24 Mars, 17:06
-
‘T’u fjet gjumë futëm Shqipërinë në NATO dhe hoqëm vizat me BE’, Basha i përgjigjet Ramës: U ‘zgjove’ ti dhe u mbushën burgjet me shokët e tu (VIDEO)
24 Mars, 17:00
-
Kryeministri Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut
24 Mars, 16:29
-
20 vite më pas, dy mandate në pushtet dhe premtimi i pambajtur i Berishës për pronat (VIDEO)
24 Mars, 16:11
-
Zgjedhjet/ Dëbime, vjedhje dhe evazion fiskal, kush janë 16 kandidatët për deputetë me të shkuar të dyshimtë penale! KQZ i dërgon për verifikim në prokurori
24 Mars, 15:44
-
Zgjedhjet/ Rama mesazh me simbiologji, ‘magji’ dhe ‘lexim të fatit’: E ardhmja e Shqipërisë në BE ndodhet në dorën tuaj!
24 Mars, 15:43
O Edi Rama stē vjen zor qė meresh me njē karagjos si lul dyli.
Përgjigju