Gjendja e stadiumeve shqiptare ka shkuar në një pikë ku mund të thuhet lehtësisht se janë bërë për të ardhur keq. Kjo u vërejt edhe në sfidën e sotme mes Kastriotit dhe Egnatias ku stadiumi i kamzës ishte i vijëzuar me tallash.

Për shkak se rreshjet e dendura të shiut kanë fshirë vijat kufizuese, ku duhet rikujtuar se për këto situate duhet një bojë e posaçme, është gjetur një zgjidhje shqiptarçse duke vendosur tallash.

Ndeshja mes Kastriotit dhe Egnatias është e vlefshme për javën e 13 të Superligës, kampionatit elitar në vend dhe sot vlen për garën e mbijetesës. Rëndësisë së saj nuk i përgjigjet aspak fusha e Kamzës.