Komisioni i Licencimit të Klubeve të Futbollit, me kuorumin e domosdoshëm në përputhje me Rregulloren, ka licencuar stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, për të zhvilluar në këtë stadium ndeshje të kategorisë Superiore, për sezonin 2018-2019.
Pas shqyrtimit të informacionit paraqitur nga Sektori i Licencimit, shoqëruar me dokumentet dhe evidencat përkatëse foto dhe video, Komisioni aprovoi kërkesën dhe tani Superiores i shtohet edhe një tjetër stadium.
Në këtë impiant do të luajë ekipi i Kastriotit të Krujës dhe Iliria vendase. Stadiumi i Krujës është në rikonstruksion. Ky stadium inaugurohet me ndeshjen Kastrioti-Skënderbeu, ditën e diel.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komento
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)