Stadiumi i ri i Kukësit, Gjici: Do të punohet me dy turne, impianti do jetë gati shumë shpejt

Më 6 gusht të këtij viti nisën punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të Kukësit, i cili prej vitesh ishte I amortizuar. Sot për ta inspektuar në vendin ku ai po ndërtohet ishte Arben Dervishaj, anëtar I komitetit ekzekutiv dhe shefi i infrastrukturës në federatë si dhe presidenti I kukësit Safet Gjici, I cili njëkohësisht është kryetari i kësaj bashkie.

Pas inspektimit, zyrtari i federatës Dervishaj u shpreh:

“Jemi të kënaqur, sepse ritmet janë të shpejta në fakt. Ne biseduam për të shtuar edhe fuqinë punëtore, sepse ka shumë fronte pune që mund të bëhen me dy turne, pse jo dhe më shumë, për të arritur afatin që ne e kërkojmë, pa prishur cilësinë. Duhet të ruajmë cilësinë, standartet për ndërtimin e stadiumit të ri, por njëkohësisht edhe të kapim afatin kohor, sepse ju e dini që ekipi i Kukësit po luan sa në një stadium në tjetrin dhe jemi jashtë shtëpie."

Ndërkohë presidenti Gjici fillimisht deklaroi se afati prej 15 muajsh jo vetëm që do të arrihet, por do të synohet që stadiumi të jetë gati brenda 9 muajsh. Më pas ai deklaroi:

“Duhet të falenderoj shumë Federatën Shqiptare të Futbollit, që e ka marrë seriozisht investimin dhe qeverinë shqiptare. Besoj që edhe ne duhet të jemi në gatishmëri të plotë për të plotësuar të gjithë problematikat që mund të dalin gjatë zbatimit të projektit. Kemi biseduar edhe me disa që u prekën disa prona këtu, edhe me ata do e zgjidhim, paqësisht, me mirëkuptim me njëri-tjetrin, sepse stadiumi është i Kukësit dhe i kuksianëve. Nuk është as i imi, as i askujt tjetër.”

Në fund, Gjici ka theksuar se kanë bërë një kërkesë që te stadiumi të bëhet edhe një pus, pasi Kukësi është një qytet që vuan për ujë, dhe fusha e ka të nevojshme për tapetin e gjelbër.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës