Ndodh vetëm në Shqipëri. Makineritë për ndërtimin e stadiumit “Qemal Stafa” nuk ndalojë së punuari për asnjë moment, natë dhe ditë.

Puna me mjete të rënda që shembin ndërtesën vijon intensivisht orar e pa orar, duke sjellë një shqetësim të jashtëzakonshëm për banorët në pallatet përreth tij.

Në 24 orë asnjë familje, me fëmijë apo të sëmurë qofshin, nuk mund të pushojë, të qetësohet apo të rrijë në banesën e tij në pallatet përreth stadiumit i cili prej dy javësh ka nisur punimet për ndërtimin e stadiumit të ri që do të mbajë emrin “Arena Kombëtare”.

Gjithçka është kthyer në një kaos të vërtetë. Askush nuk mund të thotë kur mund të gjendet një orar pushimi, jo vetëm për banorët përreth por edhe për turistët vetëm pak metra larg janë vendosur në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit, duke ua bërë atyre të pamundur qëndrimin.

Ndërtimet për stadiumin e ri janë parashikuar të zgjasin për dy vjet, e kjo e bënë këtë investim që të kryhet brenda limiteve kohore të përcaktuara me ligj, pasi nuk është një emergjencë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Në çdo vend të botës ligjet funksionojnë dhe zbatohen siç duhet ku çdo ditë pas orës 23 të mbrëmjes dhe në fundjavë pas orës 24 askush nuk mund të punojë sidomos në zona të banuara.

Një vendim i qeverisë që mban datën 7 korrik 2010 për monitorimin dhe kontrollin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane dhe turistike, në pikën 3.1 të tij thuhet qartë që: Për ambientet e hapura për ditën e premte dhe të shtunë orari i lejimit të aktivitetit do jetë nga ora 19.00 deri në orën 24.00, ndërsa për ditët e tjera të javës orari i lejimit të aktivitetit do të jetë nga ora 19.00 deri në orën 23.00 konform normave të lejuara të zhurmës të përcaktuara në Udhëzimin e Përbashkët të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministrit të Shëndetësisë Nr.8 datë 27.11.2007.

Sipas VKM "Strukturat vendore të Policisë së Shtetit dhe strukturat ekzekutive të Njësive të Qeverisjes Vendore ndjekin zbatimin e vendimit të marrë nga ana e Inspektoriatit të Mjedisit pa praninë e tyre, në subjektet që gjenerojnë zhurmë në kundërshtim me ligjin. Vendimet e marra të Inspektoriatit të Mjedisit i komunikohen këtyre strukturave me shkresë zyrtare".

Ndëkaq Bashkia e kryeqytetit ndonëse pranon se në bazë të ligjit, punimet nuk duhen kryer gjatë natës, pasi ato janë në zonë të banuara, për Report Tv sqarohet se institucioni që po merret drjejtpërdrejt me këto punime është Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pasi ky është një projekt i madh që tejkalon kompetencat e Bashkisë. Nga ana tjetër burime nga ky institucion mohojnë kategorikisht përgjegjësinë për monitorimin e kësaj situate.

Ligji për vlerësimin e administrimit të zhurmës në mjedis i cili ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe të mjedisit nga zhurmat, në nenin 18 të tij qartëson se ndalohet ” Ushtrimi pa leje mjedisore i veprimtarive, që kapërcejnë nivelin kufi të zhurmave, duke prishur qetësinë dhe pushimin e njerëzve në mjedise të jashtme apo të brendshme.

Përveç shqetësimit të zhurmave që shqetësojnë banorët përgjatë 24 orëve, një tjetër shqetësim mbetet trafiku përreth zonës ku po ndërtohet, i cili është kthyer në një katrahurë të vërtetë, e ku drejtuesit e automjeteve nuk dinë nga të orientohen për të shkuar në destinacionet në afërsi të kësaj zone.

zhurma stadiumi

zhurma stadiumi

zhurma stadiumi

zhurma stadiumi

zhurma stadiumi

zhurma stadiumi
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)