Brenda muajit pritet të publikohet projekti për rinovimin e stadiumit të ri ‘Selman Stërmasi’ në kryeqytet. Siç është bërë me dije më herët, stadiumi i vjetër do të shembet, me qëllimim për ta modernizuar, pasi ka shumë mundësi zhvillimi edhe si zonë ekonomike.
“Albanian Invesment Corporation” ka publikuar foton e një stadiumi, por nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për ‘Selman Stërmasin’ e ri. Megjithatë deri më datë 24 janar publiku do të njihet me të, ndërsa shumë shpejt pritet të nisin edhe punimet.
Në rrjetet sociale kompania në fjalë shkruan “një projekt investimi që ndërthur historinë me inovacionin për të krijuar një hapësirë moderne dhe funksionale për komunitetin dhe sportin! Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim transformues për Tiranën!”