Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve muaj më parë përcaktoi zonën e Bërnicës së Poshtme si vend ku do të ndërtohet stadium.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë pjesëmarrjes në konferencën e tetë të kryetarëve të Kuvendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Budapest, tha se Kosova do të ndërtojë Stadiumin Olimpik në Drenas.
Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit në Kosovës, Fadil Vokrri, i ftuar në një emisionin sportiv në Kosovë, ka thënë se nuk është i preokupuar me stadiumin nacional të Kosovës, por kërkon që Stadiumi i Prishtinës të jetë sa më parë gati për të pritur ndeshjet ndërkombëtare të Kosovës.
“Prioriteti kyç është që të përfundojnë punimet sa më parë në stadiumin e Prishtinës, ndërsa ai Nacional nuk është me rëndësi ku ndërtohet. Nuk jemi ne në dijeni nëse ka probleme të tilla, por edhe nëse ka, neve nuk na preukupon shumë sepse siç e thash edhe më parë prioritet është përfundimi sa më parë i punimeve në stadiumin e Prishtinës”, tha Vokrri
Përfaqësuesja e Kosovës eliminatorët e para ndërkombëtare është detyruar t’i zhvillojë në Shkodër, si mungesë e një stadiumi në Kosovë që do të plotësonte kushtet e përcaktuara nga UEFA.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com









