Filipinasit bënë hapjen zyrtare të stadiumit të ndërtuar së fundmi i cili vlersohet se është stadiumi më i madh në botë në ambient të mbyllur. Stadiumi i Filipines, me një kapacitet prej 55 mijë vendeve u ndërtua nga një sekt fetar i quajtur Kisha e Krishtit me qëllim për të shërbyer si vendi kryesor për zhvillimin e eventeve të rëndësishme dhe aktiviteteve argëtuese kombëtare e ndërkombëtare, njëkohësisht dhe si selia e aktiviteteve të tyre.
Presidenti Filipinëve Benigno Aquino, hapi ceremoninë e inagurimit në provincën e Bulacan në jug të kryeqytetit Manila, në praninë e qindra fansave dhe mjaft politikanëve të rëndësishëm. Stadiumi i 50-të historik me një sipërfaqe prej 36,000 metra katrorë u ndërtua në 100 vjetorin e krijimit të sektit fetar në një zonë të paraprojektuar për të qenë zonë turistike.
Ungjilltari i Kishës së Krishtit, Bienvenido Santigo tha në fjalimin e tij se ndërtimi i këtij stadiumi është një hap shpresdhënës për Qytetin e Fitores sic ata e quajnë, jo vetëm si një ndërtesë e rëndësishme sportive dhe kulturore por dhe si një tërheqje shumëfunksionale në vend. Ai u shpreh gjithashtu se ndonëse ajo do të ishte i hapur për të gjithë publikun, sërisht pjestarët e kishës do të kishin të drejtën për të vendosur çfarë aktivitetesh do të zhvillohen në këto ambiente, bazuar në rëndësinë dhe në normat e vlerat që transmetojnë.
Ndërtimi i stadiumit ka kushtuar mbi 200 milionë dollarë dhe ndërtuesve të saj ju është dashur tre vite punë për ta përfunduar. Sekti Kisha e Krishtit pretendon se ka më shumë se dy milionë ndjekës dhe ka një ndikim të madh në fushën politikë të Filipinëve, për shkak se pjestarët e saj votojnë të gjithë sëbashku këdo që lideri i tyre zgjehd gjatë votimeve.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com