Një stadium në Kashar do të ndërtohet posaçërisht për të organizuar koncertin e Kanye West, ku pritet të mblidhen rreth 60 mijë spektatorë. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja i ftuar në Report Tv tha se u zgjodh kjo zonë për të vendosur stadiumin provizor pasi është më e aksuesushme nga aeroporti i Rinasit, si edhe nga Unaza e Madhe. Për ndërtimin e këtij stadiumi, ministri thekson se nuk do të harxhohet asnjë fond nga buxheti i shtetit, por është e vetëfinancuar nga biletat që shiten nga vetë organizatorët e koncertit (kompani private) dhe promotorët e artistit.
Ministri thotë se stadiumi do të qëndrojë për disa javë dhe do të shihet mundësia për të organizuar edhe aktivitete të tjera.
“Është menduar të jetë në zonën e Kasharit, pranë autostradës, sepse është shumë më i aksesushëm nga aeroporti apo unaza. Ishte vendi më strategjik, është i lidhur me një territor që është privat. Dizanji, skenografia, teknika është pjesë e gjithë turit, kjo do të vijë me mjete të panumërta transporti dhe logjistike që do jenë në dispozicion për ndërtimin e këtij stadiumi provizor që do rrijë disa javë. Do ketë edhe aktivitete të tjera. Është e dakordësuar, e vetëfinancuar nga biletat që shiten nga vetë organizatorët dhe promotorët e artistit. Asnjë fond i shtetit shqiptar nuk shkon për organizimin e eventit, stage dhe gjithë logjistika e koncertit. Mbështetja jonë është në kapacitete njerëzore, për pjesën jashtë dhe të mbarëvajtjes së eventit. Është mbështetje e fuqishme nga ana e shtetit, por po të marrim përfitimin ekonomik, nuk diskutohet që mbështetja jonë dhe gjithçka që ne do të ofrojmë është e shpaguar sepse përfitimi ekonomik është shumë i lartë”, tha Gonxhja.
Lajmi kryesor:
VIDEO+FOTO/ Kanye West në Tiranë, ja projekti i stadiumit që do të ndërtohet enkas për koncertin me 60 mijë spektatorë! Gonxhja: Do të gjenerojë rreth 120 mln euro









