Stadiumi,Partizani kërkesë Bashkisë:
Na lejo të luajmë në 'Selman Stërmasi'
 

Stadiumi,Partizani kërkesë Bashkisë:<br />Na lejo të luajmë në 'Selman Stërmasi'<br /> 
Partizani i ka dërguar një shkresë zyrtare Bashkisë së Tiranës ku kërkon autorizimin për të përdorur përkohësisht deri në fund të sezonit të stadiumit “Selman Stërmasi”.
 
Çështja e stadiumit është kthyer në mollë sherri mes dy skuadrave të kryeqytetit Tiranës dhe Partizanit dhe skuadra e kuqe do që ndeshjet si pritëse të mos i luaj më në Elbasan por në kryeqytet.
 
Në kërkesën që mban datën 16 janar të këtij viti dhe firmën e Drejtorit të Përgjithshëm Genc Tomorri klubi rendit edhe arsyet se pse Bashkia si pronare e stadiumit nuk mund ta refuzoj këtë kërkesë të Partizanit.
 
Së pari Partizani sqaron se nuk ka asnjë pengesë të arsyeshme për mosluajtjen e ndeshjeve në “Selman Stërmasi” pasi kontrata që Tirana kishte me Korabin është ndërprerë. Së dyti klubi i kuq argumenton se ka rënë ndjeshëm numri I tifozëve që e ndjekin në stadium pasi ndeshjet zhvillohen në Elbasan.
 
Mbi të gjitha në kërkesë theksohet se:”Është një akt tërësisht diskriminues ndaj një pjesë të madhe të qytetarëve të Tiranës duke konsideruar se stadiumi është në pronësi të Bashkisë dhe duhet ti shërbejë kryeqytetit”, mbyllet shkresa e klubit Partizani drejtuar Bashkisë Tiranë.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në