“Shqipëria nuk i plotëson kushtet për të zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare në fushën e saj, pasi asnjë nga stadiumet nuk i plotëson kriteret e kërkuara nga UEFA dhe FIFA. Impiantet sportive në Shqipëri janë larg standardeve. Kjo situatë vështirëson zhvillimin e ndeshjeve brenda fushe duke rrezikuar seriozisht që ndeshjet për eliminatoret e kampionatit Evropian të 2016 të mos zhvillohen në Shqipëri” deklaroi zv.presidenti i UEFA-s, Theodoridis që pas një takimi me kreun e FSHF, Armando Duka dhe Ministren e Sporteve, Lindita Nikolla.
Numri dy i UEFA-s më pas deklaroi se ishte informuar për situatën në të cilën ndodhej Shqipëria përsa i përket ndërtimit të një stadiumi të ri, por kjo gjë i përket politikës shqiptare për t’i dhënë zgjidhje. Në të njëjtën vijë me drejtuesin e lartë të UEFA-s ishte edhe Presidenti i FSHF, Armando Duka që theksoi se problemi i stadiumit është real dhe se Shqipëria mund të mos luaj në Shtator në vendin tonë por dha shpresa se mund të gjejë zgjidhje me Bashkitë e Elbasanit dhe Shkodrës, stadiumet e të cilave me një rikonstruksion mund të bëhen të pranueshme për UEFA-n.
Takimi është ndjekur me mjaft interes edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli, e cila ka qenë e pranishme. Përpos problemit të stadiumit në qendër të diskutimit, ka qenë mbështetja dhe ndërtimi i një strategjie për mbështetjen e futbollit nga ana e qeverisë dhe shtetit shqiptar, në bashkëpunim edhe me partner të fuqishëm siç është UEFA dhe FIFA. Është diskutuar për suportin që qeveria shqiptare, duhet t’i japë futbollit, në mënyrë që ai të zhvillohet sa më mirë në Shqipëri.
Gjithashtu, është diskutuar edhe në lidhje me ndërtimin e një stadium të ri kombëtar, i cili do të përmbushte të gjitha standartet që kërkohen nga organizmat ndërkombëtare dhe do të rriste në mënyrë të ndjeshme cilësinë e venteve.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com