Në mbyllje të sezonit televiziv të emisionit "Rreze Dielli" stafi realizues i këtij programi solli një atmosferë ndryshe në kuzhinën e zonjës Tefta.
Të gjithë të organizuar kishin menduar diçka të veçantë që do të përbënin një pjatë të vetme.

Receta të veçanta u servirën nga gazetaret e emisionin "Rreze Dielli", Matilda Zaimi dhe Xhulia Karavella, operatorët Xheni Bilali dhe Antuan Leci duke i gatuar brenda minutave televizive si një surprizë për prezantuesen Eneida dhe Zonjën Tefta.
Ndihma e zonjës Tefta shërbeu për të orientuar të gjithë recetat e gatuara dhe sigurisht nën prezantimin e Eneida Xhelili.

Operatorët Ani dhe Xheni kishin menduar që të përgatisnin qofte, patate të skuqura, fileto pule dhe sallatë me spinaq e arra moskat.
Ndërsa gazetaret Matilda dhe Xhulia u kujdesën për estetikën e pjatës duke i shtuar asaj salcën me panxhar të kuq si dhe një ëmbëlsirë me pjeshkë dhe mango.
Në kuzhinën e zonjës Tefta u shërbyen receta të shpejta dhe të thjeshta për t`i ndihmuar të gjitha amvisat që të gatuanin së bashku me stafin e "Rreze Dielli".
Në një atmosferë gazmore ku gjithsecili përgatiti recetën e tij u finalizua një pjatë e madhe me të gjitha produktet e shëndetshme duke u kujdesur dhe për estetikën.

Përgatitja e Salcës me Panxhar të kuq:
Ziejmë panxharët e kuq dhe i grijmë në mikser. I shtojmë vaj ulliri dhe një hurdhër të grirë hollë. Më pas marrim salcën e kosit dhe i hedhim arra të ngrira. Salcës së kosit i shtojmë dhe panxharin e kuq të grirë. Të gjitha bashkë i përziejmë dhe përftojmë masën e salcën që do të na shërbejë për tek pjata e madhe.

Përgatitja e Ëmbëlsirës me Mango dhe Pjeshkë
Grijmë në mikser mangon dhe presim në kubik frutin e pjeshkës. Shtrojmë në një gotë masën e përftuar të mangos dhe i hedhim pjeshkën e prerë në kubik.
Më pas në një enë hedhim pana të ëmbël dhe e përziejmë në mikser. E shtrojmë më pas në gotë dhe për dekor vendosim dhe pak feta të holla mango dhe pjeshkë.
Recetat e Salcës me Panxhar të kuq
Panxhar i kuq
Vaj ulliri
Arra
Hurdhër
Salc kosi
Krip

Receta Ëmbëlsirës me Mango dhe Pjeshkë
Mango
Pjeshkë
Pana të ëmbël

Receta e Qofteve me Patate të skuqura e Fileto pule
Mish i grirë
Erëza
Miell
Patate
Fileto pule
Receta Sinaq me Arrë moskat
Spinaq
Arrë moskat
Piper
Vaj Ulliri

Në mbyllje të këtij sezoni i gjithë stafi i emisionit "Rreze Dielli" falenderon shikuesit për ndjekjen e vazhdueshme të emisonit të mëngjesit në A1 Report dhe premton një sezon të ri të mbushur me rubrika të reja të sjella me profesionalizmin e duhur në informacion argëtim, dhe në ndihmë të teleshikuesve. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com