Stafi thyen rregullat antiCOVID, ylli kinematografisë shfaqet duke bërtitur / Tom Cruise: Nëse të shoh që po e bën përsëri, je i pushuar

Në një kohë kur i gjithë globi, po përballet me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, kjo gjë ka prekur ndjeshëm edhe industrinë kinematografike.

Orët e fundit është bërë publik një regjistrim i Tom Cruise, në të cilën ai dëgjohet duke u bërtitur punëtorëve të cilit po regjistron pjesën e 7, të filmit Mision i Pamundur dhe i kërcënon ata se do t'i pushojë nga puna nëse thyejnë udhëzimet e Covid-19.

The Sun publikoi audion në të cilën Cruise tha: "Nëse të shoh që po e bën përsëri, je i pushuar. Ata janë kthyer në Hollywood duke bërë filma tani për shkak tonin. Ne po krijojmë mijëra vende pune.”

Gazeta tha se Cruise kishte parë dy anëtarë të ekipit "duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit përpara një ekrani kompjuteri".

Variety dhe Reuters cituan burime që konfirmonin se audio ishte e vërtetë.

Xhirimet aktualisht po zhvillohen në MB. The Sun nuk tha kur ndodhi incidenti, por krijuesit e filmave u kthyen në vend në fillim të dhjetorit, sipas Reuters.

Filmi i shtatë u detyrua të ndalonte xhirimet në Itali për shkak të shqetësimeve në lidhje me përhapjen e koronavirusit dhe The Sun tha se aktori "personalisht ishte përpjekur të siguronte që të mos kishte më vonesa".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje