Një anije transporti mallrash është përplasur në brigjet e Stambollit duke pezulluar lundrimin në ngushticën e Bosforit.
Nga impakti i fuqishëm me bregun pranë Rumelihisari, anija ‘Songa Iridium’ ka pësuar dëmtime por për fat të mirë nuk ka patur viktima apo të plagosur
Nga përplasja nuk pati viktima, ndërsa guvernatori i Stambollit tha në një deklaratë se nuk kishte raportime për “ndotjen e detit ose mjedisit”.
‘Songa Iridium’ në momentin e aksidentit kishte në bord 20 persona ekuipazh, përfshi kapitenin.
Rojet bregdetare, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit dhe policia turke janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes.