Kryeprokuroria e Stambollit ka autorizuar ndalimin e 15 policëve, si pjesë e një hetimi të kryer në lidhje me akuzat për "përgjime të ndaluara", raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të hetimeve me urdhër për ndalimin dhe arrestimin nga Prokurori i Republikës në Stamboll Okan Ozsoj (Okan Özsoy) ekipet e policisë organizuan operacione në 7 rajone duke përfshirë Edirne dhe Tekirdag.
Në bazë të hetimit të kryer me akuzat "për përgjime të paligjshme në degën e drejtorive të inteligjencës në Edirne dhe Tekirdag gjatë viteve 2008-2012", "falsifikim të dokumenteve", "shkelje e privatësisë" filloi proçedimi për 17 policë ku 15 prej tyre u ndaluan.
Nga të ndaluarit 4 prej tyre kanë qenë me detyrë drejtorë dege, ndërsa të tjerët drejtues policie, kryekomisarë, komisarë dhe oficerë policie.
Mes të ndaluarve ka qenë edhe oficeri policisë I.A i cili ishte pezulluar kur ka qenë me detyrë në degën e drejtorisë së shërbimit inteligjent në drejtorinë e policisë së Edirnes. Oficeri policisë u ndalua në shtëpinë e tij dhe pas kontrollit shëndetësor në spitalin shtetëror të Edirnes ai u dërgua për në Stamboll
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com