Një avion gjuajtës turk, tip F-16, rrëzoi sot një aeroplan të regjimit sirian, njoftuan burime turke.
Ato shtuan se avioni sirian kishte shkelur hapësirën ajrore turke, në provincën e Hatait.
"Avioni turk, i ngritur nga aeroporti i Adanës, në Turqinë Jugore, e shkatërroi aeroplanin sirian pas lëshimit të dy raketave", tha media turke.
"Tashmë, ka filluar operacioni i gjetjes së avionit të rrëzuar", tha një burim ushtarak për gazetën "Hurriyet"./ atsh/