Stamboll, një i ri vetëvritet para pallatit presidencial

/ATSH-AA/ - Një 20-vjeçar ka vrarë veten para godinës presidenciale në Stamboll, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).
"Incidenti ndodhi në orën 13:00, sipas kohës lokale, në distriktin Sariyer, në pjesën evropiane të qytetit", shtoi AA-ja.
Shefi i Prokurorisë Publike të Stambollit, Hadi Salihoglu tha në një deklaratë se 20-vjeçari i është vërsulur sigurimit duke kërkuar nga ata që të takojë presidentin Recep Tayyip Erdogan, ndërsa presidenti në atë moment nuk ka qenë brenda ndërtesës.
"Personi, akoma  i paidentifikuar, i ka thënë sigurimit 'më ndihmoni të takoj Erdoganin' dhe shtyu derën", tha në deklaratën e tij Salihoglu.
Mësohet se më pas, personi pastaj rrëmbeu një armë nga garda e sigurimit, për të qëlluar në drejtim të policisë dhe më pas drejt vetes.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën