Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor’s ka mbajtur të qendrueshëm vlerësimin për perspektivën e ekonomisë shqiptare, duke i dhënë asaj “notën” B+/B, që i kishte njohur edhe më parë. “Besojmë se performanca e qendrueshme ekonomike dhe përmirësimi fiskal aktual duhet të vazhdojnë, pavarësisht nga risku i zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm apo presionet e jashtme financiare”, thuhej në një deklaratë të publikuar nga S&P të premten. “Perspektiva e qendrueshme pasqyron pikëpamjen tonë se risqet janë të balancuara lidhur me vlerësimin e Shqipërisë për 12 muajt e ardhshme, ndërkohë që ne besojmë se Shqipëria do të vazhdojë konsolidimin fiskal që parashikohet në marrëveshjen e saj me FMN, duke frenuar rreziqet e mundshme ndaj ekonomisë dhe hartimit të politikave të saj”.
Sips mendimit të ekspertëve të Standard&Poor’s, rreziqet, të cilat i vijnë Shqipërisë nga rifinancimi i borxhit të saj, ende të lartë, publik, zbuten nga zgjatja e maturimit të borxhit të qeverisë dhe marrëveshja me FMN-në. Nga ana tjetër, sipas S&P, rritja ekonomike duket se do të ketë mbështetje nga përmirësimë në fushën e institucioneve, të tilla si reforma në drejtësi, miratuar në korrik 2016 nga Parlamenti me një paketë ligjore, mungesa e së cilës ka qenë një frenues i rëndësishëm për hyrjen e më shumë investimeve të huaja.
“Përvç përmirësimit të klimës së biznesit, zbatimi i suksesshëm i rëformës së institucioneve gjyqësore të vendit do të sillte një përparim drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE 12 muajt e ardhshme, por kjo megjithatë do të varet jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga zhvillimet politike në BE. Deri tani, qeveria ka ndërmarrë vitet e fundit reforma në fusha të tilla si pensionet, qeverisja vendore dhe furnizimi me energji”, shtohet më tej në deklaratën e vlerësuesve.
Pritja e rritjes ekonomike në vitet nga 2016 deri në 2019 është në nivelin mesatar 3.7 për qind, me përspektivën e rritjes së kërkesës së brendshme, ndërkohë që vitet e kaluara ka qenë eksporti që ka mbështetur rritjen, theksohet në raport. Në këtë kuadër, mendohet që prurjet e investimeve të huaja direkte në fushën e hidroenergjetikës dhe në gazsjellësin TAP do të zbutin deficitin e madh aktual të llogarisë korrente, që duhet të jetë rreth 13% e Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë viteve 2016-2018. Investimet e huaja do të jenë kyç për të zbutur edhe rënien e të ardhurave nga ulja në tregjet e huaja e çmimeve të mallrave që eksporton Shqipëria.
Parashikohet që prurjet valutore të emigrantëve të mbeten në nivelin e 7% të PBB, ndërkohë që në vitet 2004-2008 kjo shifër ishte rreth 13 për qind. Kjo vjen nga kriza greke, ku ndodhet një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare që jeton jashtë vendit, megjithëse tani është hequr në këtë vend kontrolli mbi lëvizjen e kapitaleve, ndërkohë që shumë shqiptarë kanë zgjedhur edhe vende të tjera për të emigruar, duke krijuar një diversifikim të burimit të remitancave.
Si pasojë performancës së mirë fiskale, pritet që borxhi publik të ulet në 62 për qind e PBB, nga 72% që ishte në vitin 2015. Ndërkohë, deficit buxhetor parshikohet të jetë rreth 1.5% në vitin 2018, nga 4% në vitin 2015.
Kërcënim i afërt përballë financave publike shqiptare do të ishte një deficit fiskal si pasojë e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, ve në duke më tej raporti i S&P. Këtij mund t’i shtohej grumbullimi sërish i detyrimeve të prapambetura dhe ngadalësimi i ritmeve të ekonomisë si pasojë e pasigurisë politike. Megjithatë, financat publike tani janë në një situatë më të shëndoshë nga ajo që qeveria aktuale gjeti në vitin 2013.
Përmirësimet e mundshme në sistemin ligjor janë të rëndësishme për uljen e stokut të kredive të këqia, që pengojnë kreditimin dhe rritjen më të shpejtë ekonomike. Kredia e keqe ishte në një nivel të lartë, 18% në fund të vitit të kaluar, megjithatë sistemi bankar paraqet situatë të shëndoshë, duke qenë i mbështetur nga depozitimet.
Standard&Poor’s thekson se do të rriste vlerësimin për ekonominë shqiptare në rast se reformat strukturore do të sjellin një përmirësim të institucioneve, fuqizim të investimeve dhe të ardhura më të larta.
Ndërkohë, do ta ulte vlerësimin në rast se pozicioni financiar i qeverisë do të devijonte në mënyrë të ndjeshme nga parashikimet aktuale, bashkë me presione të mundshme financiare. Po kështu, do të ulte vlerësimin një notë më poshtë në rast se do të vihej re përkeqësim i ndjeshëm i pozitës së jashtme të Shqipërisë dhe aftësive të saj për të financuar deficitin aktual të llogarisë korrente.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com