Ngjarja e rëndë me katër të vrarë që ndodhi dje në rrugën e Elbasanit, në kumtin e zi që mbarti për familjet e viktimave, ka sjellë edhe një mesazh pozitiv për publikun shqiptar. Dorëzimi i mandatit të deputetes Luiza Xhuvani, nënës së Kostandin Xhuvanit, personit të dyshuar si autori i masakrës në rrugën e Elbasanit, dhe më tepër mesazhi i dhënë nga kryeministri Edi Rama, kanë vendosur një standard të ri në politikën shqiptare.
Të mësuar me praktikën e zakonshme të tolerimit dhe fshehjes së shkeljeve të ligjit nga ana e familjarëve të politikanëve, shumëkush kishte filluar të vinte shenjën e barazimit midis atyre që ikën para 23 qershorit dhe këtyre që erdhën nën “Flamurin e Rilindjes”, pas tij. Por ja që ata që prisnin justifikimet e zakonshme nga ana e politikanëve, që fillojnë me deklaratat me gjysmë të vërteta nga ana e policisë dhe mbaronin me ato pompozet mohuese nga ana e politikanëve u zhgënjyen. Policia bëri detyrën e saj dhe deklaroi se djali i deputetes është i dyshuari kryesor dhe u kap me armë në dorë.
Deputetja kërkoi ndjesë dhe dha dorëheqjen, edhe pse ka vetëm akuza dhe asnjë vendim gjyqësor, në dalje publike e shoqëruar nga kryeministri, i cili për asnjë çast nuk u përpoq që të shfajësonte djalin e mikeshës së tij. “Ligji do të jetë i njëjtë dhe do të veprojë për të gjithë njësoj. Unë nuk e di sesa nga fëmijët e politikanëve që u bënë pjesë e historisë së krimit në këto vite, e sa prej tyre janë pre e situatave.
Por sot unë di me siguri se koha e dyfytyrësisë së qeverisë me kundravajtësit ka marrë fund me 23 qershor”, deklaroi dje Rama. Mesazhi u dha. Nuk ka më tolerime. Babai apo mamaja jo vetëm që nuk kanë për t’u bërë më mburojë e fëmijëve, por kanë për të pasur edhe kosto politike prej aktivitetit të tyre. Deputetja Xhuvani nuk kishte lidhje me aktin kriminal që kreu djali i saj, por dha dorëheqjen si akt moral. Një akt që tashmë u kthye në një standard të ri. Rama deklaroi se ky do të jetë standardi i Partisë Socialiste, por jo vetëm.
Aleatët e PS do të jenë nën presionin e kreut të qeverisë, por edhe ata të opozitës nën atë të opinionit publik. Deri më tani kemi parë shumë djem, vajza, dhëndurë, xhaxhallarë e deri edhe baxhanakët që të shkelin ligjin me të dy këmbët dhe familjarët politikanë jo vetëm të mos pësojnë gjë, por edhe t’i mbrojnë politikisht. Të shpresojmë që standardi i ri i vendosur dje nga Rama në PS të përfshijë gjithë politikën shqiptare.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com