Diskutime të forta në mbledhjen e radhës në Kuvend te Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Ra në sy mungesa e kryetares Klotilda Bushka, e cila dje ishte në SPAK për seancë pyetjesh për dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Deputetja socialiste u zëvendësua në drejtim nga nënkryetari Eduard Ndreca.
Mirëpo mungesa e saj, nuk e pengoi opozitën që të hidhte akuza të forta ndaj kryetares Bushka.
Deputeti demokrat Dashnor Sula, duke marrë fjalën në sallë, kërkoi se “të bëhet një deklaratë për distancim nga veprimet e Klotilda Bushkës, pasi ka dëmtuar rëndë imazhin e Komisionit të Ligjeve”.
“Ka bërë veprime të pafalshme, duhet të mbajmë qendrim. Ka kryer veprime në kundërshti me ligjin me vetëdije dhe ka penguar hetimin për Erion Veliajn”, u shpreh ligjvënësi i PD ndër të tjera.
Edhe deputeti i ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj, nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë për situatën, duke iu përgjigjur me replikë në distancë fjalës së kryeministrit Edi Rama, sot (25 shkurt) në rubrikën ‘Sy m’sy’, i cili u shpreh se “SHBA ishin larguar nga SPAK dhe Shqipëria”.
“Ikën Amerikanët nga SPAK? Po janë shqiptarët këtu!”, tha Alibeaj.
Deputeti socialist Toni Gogu akuzoi PD-në se ka në program shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme.
“Flisni ju që keni në program elektoral shkrirjen e SPAK. Socialistët po përballen me ligjin pa u fshehur e me dinjitet”, tha ai.
Kurse deputeti tjetër socialist, Denis Deliu, kërkoi më shumë respekt ndaj kolegëve, djuke kujtuar se drejtësia ka goditur njerëz edhe majtas edhe djathtas.
“Ne në komision të ligjeve nuk duhet të nxitojmë të rëndojnë pozitën e gjithësecilit. Kemi kolegë edhe majtas edhe djathtas në hetim”, tha ai.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.5%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 1110
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt’, Basha: Të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve
28 Mars, 15:38
-
Kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, ja kur do të mbahet seanca për Berishën në Gjykatën e Lartë
28 Mars, 14:02
-
Mbahet në GJKKO seanca për inceneratorin e Tiranës/ Taulant Tushe letër nga burgu: Më kanë burgosur pa gjyq! Për koncesionin s’ka pasur ankesë në Agjencinë e Prokurimeve
28 Mars, 13:42
-
Nga Backlog në Kolaps, gjyqësori i Shqipërisë në buzë të një "gremine"
28 Mars, 13:34
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, në korrik të 2024 iu vendosën tritol në derë! Akuzuan Nuredin Dumanin për sulmin
28 Mars, 11:50
-
Banorët protestë mes lotësh kundër ndërtimit të resortit luksoz të botuesit Ulaj në Velipojë, protestë para SPAK: Pronat na i grabiti i forti! Berisha hesht (VIDEO)
28 Mars, 10:14
-
Veliaj: 110 mijë studentë u pajisën me Kartën e Studentit, gjatë 2024 u shpërndanë 175 mijë abone falas
28 Mars, 09:45
-
Sondazhi/ Listat dhe intimidimi i drejtësisë, Kikia: Për Berishën i prisja më keq shifrat! Sefa: PS strategji më të mirë me kandidatët! Hoxha: Rrezik për drejtësinë është qeveria
27 Mars, 22:47
-
Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi! SHBA, BE e Britania e Madhe pro SPAK
27 Mars, 21:04
-
'I denjë për serial NETFLIX'/ Rama replikon me Bashën: E di që s'doje ta merrte vesh mileti dashurinë tonë, por më foli zemra! SPAK-un s'doje as ta votoje, i ngjite gjumin armikut të kënetës (VIDEO)
27 Mars, 19:22
-
Kreshnik Spahiu: Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?
27 Mars, 17:41
-
Veliaj ndan videon nga Parku Rinia: Zemra pulsuese e Tiranës! Nga një kënetë e transformuam në hapësirë rekreative
27 Mars, 17:10