TIRANE- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u goditën në kuadër të operacionit “Revanshi”. Pritet që pas kësaj procedure, organi hetues ti drejtohet gjykates për seancë paraprake.
Pjesë e këtyre grupeve, veç subjekteve me rekorde kriminale, u evidentuan të ishin edhe zyrtarë të lartë policor, si drejtori i Policisë së Lezhës Henerigert Mitri, apo persona melidhje me politikën si ish-deputeti Arben Ndoka e vëllai i deputetit Eduard Ndreca, Armando Ndreca. Grupet kriminale vepronin në një territor të gjerë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
Në kuadër të këtij operacioni të ndërmarrë në maj 2024 u krye fillimisht arrestimi i 20 personave, 14 prej të cilëve në Shqipëri, dhe 6 jashtë vendit, përkatësisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë e 2 në Belgjikë.
SPAK deklaroi atëherë se kishte goditur grupin kriminal të Ervis Martinajt, i cili në aleancë me grupin e drejtuar nga ish deputeti i PS-se Arben Ndoka dhe bashkëpunëtor me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës rekrutonin vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Gjithashtu kontaktuan Emiljano Shullazhin që ndodhet në burg për realizimin e vrasjes se Durim Bamit.
Nga ana tjetër ish Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri organizonte lojrat e fatit në këtë qytet duke mbështetur e bashkëpunuar me biznesmenin strategjik Pëllumb Gjoka që ndodhet në arrest në kuadër të dosjes “Metamorfoza” dhe me Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve po këtë drejtori, Klodjan Shahini drejtonin kultivimin e kanabisit.
SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro mes tyre gati 3 milione euro jane para cash dhe valixhe me florinj e ora.
7 grupet kriminale të shkatërruara
Ervis Martinaj Fushë-Kuqe
Arben Ndoka Lezhë
Emiljano Shullazi Durrës
Astrit Avdulaj Durrës
Durim Bami Fushë-Krujë
Duka-Hyseni Tiranë dhe Vlorë
Edison Reçi Rrëshen
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Shkurt, 09:24
Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
10.2%
-
Pak
26.9%
-
Aspak
62.9%
Vota total: 2175
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Revanshi’/ SPAK mbyll hetimet për 14 të pandehur mes tyre Shullazi, Avdyli, Duka e Cukali! Akuzohen për 6 tentativa vrasjeje, përfshi atë të Martinaj, Bamit e Ndokës
15 Shkurt, 13:25
-
Doli në përgjimet e Sky ECC/ GJKKO lë në burg Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhait të deputetit të PS
13 Shkurt, 13:30
-
Operacioni ‘Revanshi’/ Arrestohet 28-vjeçari i kërkuar nga GJKKO dhe SPAK, ndihmoi në tentativën e vrasjes së Durim Bamit (EMRI+VIDEO)
12 Shkurt, 14:04
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
‘Studio Live’ për dosjet e nxehta/ Topalli: ‘Plumbi i artë’ çështja më e rëndësishme, Rexhepi ‘Eskobari shqiptar’, për masakrën e Dobraçit do ketë 5 masa sigurie
8 Janar, 19:17
-
Nipi i Pajtim Serjanit u kap me 1 kg kokainë, nga klientë të thjeshtë tek njerëz të njohur, droga shpërndahej në zonën e ish- Parkut dhe në lokale nate në Tiranë
10 Dhjetor 2024, 12:01
-
Nipi i Pajtim Serjanit kapet me 1 kg kokainë me vlerë 270 mijë €! E shiste në zonën e Shullazit, në pranga edhe shoku i tij! 6 muaj në përgjim (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 10:46
-
Jakin Marena: Berisha ‘lojë’ mes Metës e Kryemadhit dhe ‘koncidenca’ Durim Bami
29 Tetor 2024, 20:41
-
U arrestua për herë të dytë në Dubai, Durim Bami kërkon të mos deportohet në Shqipëri: Më rrezikohet jeta, 16 persona duan të më vrasin
29 Tetor 2024, 13:15
-
Durim Bami arrestohet për herë të dytë në Dubai, pritet të deportohet drejt Shqipërisë! Konfliktet me ish-deputetin Ndoka dhe dosja 'Revanshi'
28 Tetor 2024, 15:08
-
Durim Bami u arrestua sërish në Dubai? Ende s'ka konfirmim zyrtar
27 Tetor 2024, 11:16