Stano: Masat ndaj Kosovës edhe mund të rëndohen më shumë

Stano: Masat ndaj Kosovës edhe mund të rëndohen më shumë

Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se masat shtrënguese ndaj Kosovës mund të hiqen, por mund edhe të bëhen më të rënda në varësi të drejtimit që merr situata.

“Masat e përdorura në rastin e Kosovës janë masa të përkohshme, masa që janë aprovuar nga shtetet anëtare, pasi të gjithë u pajtuan”, tha Stano.

Ai, pohoi po ashtu se Bashkimi Evropian nuk është palë në dialogun Kosovë-Serbi, kështu duke thënë se nëse palët refuzojnë që të gjejnë kompromis, asnjëherë nuk do të kenë sukses.

“Më lejoni të kujtoj një gjë që BE-ja nuk është palë e dialogut. Palët e dialogut janë Kosova dhe Serbia, BE-ja është lehtësuese në bazë të çështjeve të shprehura nga të dyja palët, kështu që ne jemi duke bërë rolin e lehtësuesit dhe po ndihmojmë të dy palët që të arrijnë marrëveshjet mes tyre. Por, ne kurrë nuk do të jemi të suksesshëm për sa kohë që palët refuzojnë të ecin në rrugën e kompromisit dhe nëse ne po përpiqemi t’i ndihmojmë ata dhe dikush nuk dëshiron ndihmë, çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Stano para gazetarëve", u shpreh zëdhënësi i BE-së.

Ai ka bërë të ditur se pas informimit tek vendet anëtare të BE-së nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak, do të vendoset se çfarë do të ndodh me dialogun.

“Lajçak, pas këtij raundi të dialogut do të shkoj në vendet anëtare dhe do t’i informojë përsëri vendet anëtare në nivele të ndryshme për atë që ndodhi dhe analizën tonë se çfarë ndodhi dhe përse. Më pas vendet anëtare të BE-së do të vendosin se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Stano.

Për takimin e së enjtes në Bruksel, ai u shpreh se është situatë që ka filluar të përsëritet.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike