Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës dixhitale

Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës dixhitale

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për fillimin e shërbimeve të Starlink në Kosovë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kurti e cilësoi këtë gjë si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të infrastrukturës dixhitale dhe përmirësimit të qasjes në internet për të gjithë qytetarët.

Starlink tash edhe në Kosovë.

Pas lëshimit të autorizimit nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Starlink ka filluar shërbimet satelitore të qasjes në internet edhe në Kosovë.

Ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për qasjen në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës.

Starlink është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve të tjera të emergjencave kombëtare”, shkroi Albin Kurti në Facebook.

Lajmin për aksesin e Starlink në Kosovë, e bëri me dije manjati Elon Musk me anë të një postimi në X.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

11 Maji/ Berisha bën gati alibinë: Rama s’bën zgjedhje, por fasadë

11 Maji/ Berisha bën gati alibinë: Rama s’bën zgjedhje, por fasadë