Në mbrëmjen e vonë të së dielës, takimi i “E3”-s me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përfundoi me një deklaratë të përbashkët me ton të prerë, e cila përcakton pesë pika të qarta, drejtuar si Vladimir Putinit ashtu edhe Donald Trumpit.
Në Londër, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Zelensky kërkojnë:
Çdo element sigurie që lidhet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n do t’i nënshtrohet miratimit të BE-së dhe shteteve të saj anëtare, si edhe aleatëve të NATO-s. Kjo përbën riafirmimin e disa prej parimeve themelore të qëndrimit evropian, por edhe ofertën për të “ngrirë frontin”, gjë që mund t’i interesojë Rusisë, e cila aktualisht po përballet me vështirësi në terrenin e luftës.
Evropianët përsërisin gjithashtu “mbështetjen e tyre të palëkundur” për Ukrainën dhe deklarojnë se kanë diskutuar se si NATO mund të mësojë nga përvoja luftarake e Ukrainës dhe se si Evropa mund të forcojë mbrojtjen e saj përmes “bashkëpunimit afatgjatë industrial me Ukrainën”. Një bashkëpunim gjithnjë e më i ngushtë me Ukrainën konsiderohet i dobishëm jo vetëm për Kievin, por edhe, në mënyrë të qartë, për vetë Evropën.
Përpara takimit me tre liderët, në një intervistë për Sky News, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi:
“Duhet të kuptojmë se kush do ta përfaqësojë Evropën në negociata, nëse ato do të zhvillohen, dhe unë dua që Evropa të përfshihet, sepse kjo është shumë e rëndësishme për ne. Jam i gatshëm për çdo format bisedimesh: me amerikanët, me amerikanët dhe evropianët... Madje më mirë edhe me evropianët.”
Pas ofertës së Zelenskyt për negociata ballë për ballë në letrën e tij të hapur drejtuar Putinit, të cilën presidenti rus e refuzoi, lideri ukrainas vazhdon të këmbëngulë në nevojën për negociata.
“Ngrirja e vijave të frontit është rruga më e shpejtë” për të arritur një armëpushim, tha Zelensky.
Nëse do të hapen ndonjëherë negociata serioze, çështja është edhe se kush do të jetë negociatori. Javët e fundit janë përmendur emra si Mario Draghi, Angela Merkel dhe finlandezi Sauli Niinistö, por takimi i mbrëmshëm në Dowing Street duket se tregon mundësinë që detyra për të mbështetur Kievin t’u besohet vetë figurave të formatit “E3”: Starmer, Macron dhe Merz.
Sa i përket luftimeve në vazhdim, një dron rus goditi një objekt magazinimi të karburantit bërthamor të përdorur në zonën e Çernobilit, deklaroi operatori ukrainas Energoatom. Nivelet e rrezatimit mbetën normale, por drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi, shtoi se “incidenti është shqetësues sepse ndodhi në një vend që përmban sasi të mëdha materiali bërthamor”.
“Nuk është hera e parë që forcat ruse vënë në rrezik impiantet bërthamore ukrainase”, komentoi ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sybiha, duke akuzuar Moskën për “kërcënime ndaj sigurisë bërthamore”.
Sipas forcave ajrore ukrainase, gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, Rusia sulmoi Ukrainën me 236 dronë, prej të cilëve 215 u neutralizuan.
Bombardimet ruse pranë Zaporizhias, ku ndodhet një tjetër central i rëndësishëm bërthamor, shkaktuan dje tre të vdekur dhe tre të plagosur, ndërsa dy viktima të tjera u regjistruan në rajonin e Dnipropetrovskut./Corriere della Sera
Komente







